
Bukë Për Krejt
PROJECT
Fiscal Host: Termokiss
Bukë për Krejt (BpK) osht nismë vullnetare që mbledh, gatunë dhe shpërndanë ushqim te njerëz të cilët jon tu e përjetu të qenit të pastrehë në rajonin e Prishtinës.

About
Bukë për Krejt (BpK) osht nismë vullnetare që mbledh, gatunë dhe shpërndanë ushqim te njerëz të cilët jon tu e përjetu të qenit të pastrehë në rajonin e Prishtinës. Ky klub osht kriju në vitin 2019 me qëllim të ofrimit të shujtave falas për ata që kanë nevojë.
BpK ka lindë prej dëshirës së anëtarëve të komunitetit që me ndërlidhë pasionin për gatim me vullnetin për me i ndihmu të tjerët tu e plotësu ni nevojë bazike, ushqimin. Të motivumë edhe ma shumë prej rrethanave sfiduese të pandemisë, që e kanë përkeqësu mirëqenien edhe e kanë shtu numrin e njerëzve në nevojë, në vitin 2020 ky klub i bashkoi forcat për me rritë edhe zgjonu kapacitetin e gatimit dhe shpërndarjes të ushqimit. Tashmë, si rezultat i punës të palodhshme të vullnetarëve ndër vite, BpK funksionon me kuzhinë profesionale dhe shpërndan me biçikleta rrugëve të Prishtinës.
Procesi i BpK është krejtësisht vullnetar edhe ndahet në dy grupe punuese, grupi i gatimit (përgjegjës për përgatitjen e ushqimit) edhe grupi i shpërndarjes (përgjegjës për shpërndarjen e ushqimit nëpër qytet). Deri më tash, qindra vullnetarë kanë qenë pjesë e këtyre proceseve. Momentalisht, BpK shpërndan ushqim 2 herë në javë, gjatë fundjavës.
Për ma shumë informata edhe për me pa se qysh mundeni me u bashku, përcjellni njoftimet në grupin e BpK në Facebook.
Our team
rozafa
Admin
Taulant Ramabaja
Admin

Contribute
Become a financial contributor.